Lidhje e Shoqatave Joqeveritare Turke nё Maqedoni ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në lidhje me konfliktin në mes Izraelit dhe Palestinës.
Ja reagimi i plotë i MATUSITEB:
I nderuari opinion publik,
Deklarata johumane e liderit të partisë opozitare, Hrisitjan Mickovski, në lidhje me konfliktin ndërmjet Palestinës dhe Izraelit shkaktoi dëshpërim të thellë dhe nxiti reagime të ash*pra në mesin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut.
Duhet bërë me dije, që Izraeli për vite me radhë është okupator në atë rajon dhe çdo vit, në veçanti para Fitër Bajramit e provokon popullin musliman në Palestinë, ne veçanti duke bërë presione dhe su*lme br*utale kundër besimtarëve, të cilët i kryejnë ritet fetare islame gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në Mesxhid al-Aksa (Kudus).
Nga viti 1948 e deri më sot përmes metodave të ndryshme jonjerëzore siç është dëbimi i dhu*nshme, restrikcionet, embargoja, dhu*na, vr*asjet e të ngjashme, Izraeli zbaton gje*nocid të kontrolluar mbi popullin Palestinez.
Për fat të keq bashkësia ndërkombëtare vetëm e ndjek rastin dhe nuk ndërmerr masa kundër këtyre akteve kr*iminale ndaj njerëzve të pafajshëm.
Ne si Lidhje e Shoqatave Joqeveritare Turke nё Maqedoni – MATUSITEB rreptësisht e dë*nojmë deklaratën johumane të Hristijan Mickovskit dhe i ftojmë të gjitha partitë dhe strukturat politike, të cilat janë në koalicion me këtë parti opozitare të distancohen nga kjo deklaratë johumane dhe të reagojnë në mënyrë më të ash*për.
Duhet potencuar që të gjithë njerëzit human dhe të ndërgjegjshëm janë me popullin palestinez.
Të gjitha aktet te*rroriste dhe politika johumane të Izraelit duhet të dë*nohen rreptësisht.
MATUSITEB – Lidhje e Shoqatave Joqeveritare Turke nё Maqedoni