Maturantja e pranuar në Harvard në protestë: S’di a marr 7 në matematikë, po më shkatërrohet ëndrra

Jonada Shukarasi, maturante ekselente e gjimnazit ”Partizani” dhe e sapo pranuar në universitetin e Harvardit, i është bashkuar pro*testës së bashkëmoshatarëve këtë të diel. Makthi i saj i vetëm është nota e provimit të matematikës, një notë e ulët do të thotë lamtumirë Harvard!

“Unë këtë vit jam pranuar në universitetin e Harvardit, në gusht do të studioj shkenca politike. Po mendoj a do ta arrij dot notën 7 në provimin e matematikës, që është skandaloze. Mua mund të ma quajnë rënie drastike nga nota unë mund të humbas Harvardin vetëm nga provimi i matematikës, mesataren e kam 10 absolute. Ka qenë ëndrra ime për shumë vite dhe nuk e prisja kurrë që do pranohesha ishte mrekulli, thashë tani më janë hapur rrugët, mesatarja ime është 10.00”,-u shpreh maturantja ekselente e gjimnazit “Partizani” Jonada Shukarasi gjatë pro*testës pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore ditën e sotme.

Me pankarta kreative, nga personazhi i Turit tek Sindi, maturantet kërkojnë rivlerësim të shpërndarjes së pikëve të testit të matematikës, te cilin e konsiderojne te nivelit të vështirë mbi mesataren, te pakuptueshëm dhe plagjiature nga tekset e Cambrige.
Në shenje pro*teste bllokuan rrugen prane ministrise te arsimit me pas marshuan prane Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Maturantet paralajmëruan se nesër do te mblidhen serish në pro*teste në orën 17.00 pranë ministrisë se Arsimit dhe Sporteve.