Një maturant në gjimnazin Caddo Hills, SHBA ka kursyer para për dy vite rresht në mënyrë që t’i blinte shokut të tij një karrige elektrike me rrota.
Tanner Wilson e kishte vënë re që shoku i tij me nevoja të veçanta, Brandon Qualls e kishte shumë të vështirë që të lëvizte me karrigen e tij manuale.
Brandon lodhej shpesh me karrigen e tij të vjetër dhe herë pas here ndalej për të çlodhur krahët. Kështu, Tanner nisi të kursente në mënyrë që miku i tij ta kishte më të lehtë ecjen me karrige.
Për t’ia blerë dhuratën Wilson-it iu desh të punonte për dy vite një punë me kohë të pjesshme dhe paratë që fitonte i ruante, në vend që t’i shpenzonte për nevojat e tij. I riu tregoi për mediat: “Ai ka qenë gjithmonë një mik i mirë dhe unë doja të bëja diçka për të. Thjesht e ndjeja që duhej të bëja diçka dhe doja vërtet që ta bëja.”