Ish këshilltari politik i ish -kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka kundërshtuar heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë.
Matoshi ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për zëvendësim të taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, me reciprocitet.
Sipas tij, heqja e kësaj takes do ta kthejë Kosovën në epokën e kolonializimit të saj, ndërsa reciprocitetin e ka quajtur “hajgare”.
Postimi i plotë nga Halil Matoshi:
Heqja e tarifës e rikthen Kosovën në epokën e kolonializmit të tregut të saj…
– Me tarifën 100% ndaj mallnave të Serbisë, Ramush Haradinaj ka ruajtur resurset nacionale, Trepça 100% e Kosovës, kurse tregu i lirë është ndarë nga epoka e kolonializmit serb.
– Serbisë i janë shkaktu 500 milionë euro humbje në vit (e konfirmumr nga vet zyrtarët serbë);
Suspendimi i tarifës, pa njohje nga shteti serb (ose pa asnjë kundërvlerë, ulësja në OKB dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar) dhe në vlugun e anmiqësisë kundër Republikës sonë, çon pashmangshëm në kthimin e Kosovës më 16 shkurt, 2008 – nji ditë para pavarësisë, që realisht âsht mësymje e Serbisë që rrafsh 12 vjet!
Reciprociteti âsht hajgare kur dihet se eksporti vjetor i Serbisë në Kosovës është 500 milionë euro, ndërsa i Kosovës në Serbi 20 milionë euro.