Matis: Qëndrojmë pas votës demokratike të qytetarëve; Zaev: Ballkan i integruar, garanci për stabilitet


Sekretari amerikan i mbrojtjes Xhejms Matis, në vizitën e tij në Shkup potencoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për orientimin perëndimor të vendit. Ai ripotencoi edhe mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Maqedonisë të cilët I inkurajoi  të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.
“Marrëveshja e Prespës së bashku  me reformat kyçe, janë çelësi  për qasje në Aleancën Veriatlantike. Për dy javë të gjithë qytetarët do të kenë mundësi demokratike  për të  ndërtuar ardhmërinë. Ky është moment historik për Maqedoninë. E kemi të njohur të gjithë procesin politik në përgjithësi këtu, dhe SHBA-të qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të plotë  ndaj votes suaj demokratike dhe përgjegjësisë për votimin”, tha Xhejms Matis.
Për kryeministrin Zaev, aspiratat për anëtarsim në BE dhe NATO, nënkuptojnë edhe mardhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.
“Vendet e Ballkanti Perendimor të integruara në familjen Euroatlantike,  janë garanci për parandalim stabil të faktorëve të tretë në rajon. Inkurajojmë edhe liderët të tjerë të rajonit për qëllimet tona të përbashkëta siç janë sigurimi i paqes afatagjate, bashkëpunim rajonal të sigurt, zhvillim ekonomik si dhe integrim në familjen e madhe euro atlantike. Vetëm kështu krijohet ardhmëria e sigurt e Ballkanit”, tha Zaev.
Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska nuk ka dilemë se ardhmëria e Maqedonisë është në NATO, në një tavolinë me SHBA-në.
“Sot Maqedonia është një vend I cili ka ftesë për tu bërë anëtare e NATO-së, pa çështje të hapura me fqinjët e saj, dhe kjo përbën një shembull bashkëpunimi në rajon dhe një vend i përgatitur për t’u bërë aleat dhe anëtar i aleancës më të suksesshme të sigurisë. Jemi të gatshëm të bëheni anëtare e NATO-s, ku të gjithë vendet anëtare luftojnë së bashku për siguri”, tha Shekerinska.
Diplomati amerikan Xhejms Matis ka realizuar takim edhe  me presidentin Gjorge Ivanov. Nga zyra për shtyp e Presicendës pas takimit njoftuan se NATO dhe anëtarësimi në BE mbeten synime strategjike dhe prioritete më të larta të Republikës së Maqedonisë, e cila do të kontribuojë në përparimin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.Kjo është hera e parë në 14 vitet e fundit që  një sekretar amerikan i Mbrojtjes qëndron për vizitë në Maqedoni.