Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Marco Materazzi thotë se Zvicra nuk mund të nënvlerësohet.
Italia dhe Zvicra do të përballen këtë të shtunë në kuadër të 1/8 e finales së Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Legjenda e Interit në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, thotë se nuk ka favorit në duelin mes ‘azzurëve’ dhe ‘helvetëve’. Sipas Materazzit Zvicra nuk mposhtët lehtë.
“Nuk ka më favoritë. Kurrë nuk është lehtë të mundësh Zvicrën”, ka thënë Materazzi.
“Yakin mbështetet te futbollistët që luajnë në ligat italiane, gjermane dhe angleze. Është një ekip i balancuar me lojtarë të mirë dhe një portier si Sommer. I nënvlerësuar, por me përvojë”.
“Ata lanë përshtypje të mira kundër Gjermanisë për besimin dhe formën e tyre”, ka theksuar ish-reprezentuesi i Italisë.
Materazzi shpreson se Italia do të ia dal në duel me Zvicrën për të kaluar në rundin tjetër të EURO 2024 që po mbahet në Gjermani.