Mateo Vllasiu doli për xhiro me biçikletë dhe nuk u kthye më kurrë, detaje nga ngjarja tronditëse në Fier (VIDEO)

Detaje të tjera tronditëse dalin në dritë nga vrasja e një fëmijë vetëm 8 vjeç në fshatin Grecalli të Fierit. Mateo Vllasiu ishte larguar nga shtëpia për të bërë xhiro me biçikletë. Por kur ai nuk erdhi në kohë për të shkuar për në shkollë, nëna e tij Florida Vllasiu, e shqetësuar shkoi në polici. Nisur nga e shkuara e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, ishin fqinjët që dyshuan tek Klodian Çalamani. 38 vjeçari disa vite më parë bashkë me një tjetër person kishin rrë*mbyer për rreth 20 minuta një adoleshente, ngajrje për të cilën u dënuan me 4 vjet bu*rg.

“Nëna e priti djalin të kthehej në shtëpi, por kur ai nuk erdhi ajo shkoi në polici. Dyshimet e para kanë qenë për fqinjin nga policia për shkak se banorët kanë parë tek ai jo një sjellje të zakonshme në momentet e daljes së tij në fshat. Më pas ai është thirrur në polici është marrë në pyetje dhe nuk është se ka treguar ku e ka fshehur trupin e djalit. Policia bëri kontroll më pas duke e zbuluar në oborrin e banesës”, tregoi gazetarja Anila Sefa.

“Komuniteti e ka ditur historinë e Klodianit, por koha e ka larguar historinë dhe ata kanë harruar”, shtoi Sefa e cila tha më tej se pikërisht kjo sjellje problematik e 38-vjeçarit kishte bërë që edhe vetë familja e tij ta largonte.

Trupi i pajetë i 8 vjeçarit u gjet i groposur në shtëpinë e Çalamanit gjatë orëve të pasdites. Autori e kishte groposur të miturin në oborrin e shtëpisë. Pas ekspertizës mbi trupin e të miturit pitet që të përcaktohet edhe shkaku i vdekjes.

https://www.youtube.com/watch?v=uT3sWXZwoQY