Mateç: Përleshje fizike mes disa personave, një i lënduar


Një person ka mbetur i lënduar nga një send i mprehtë në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, pasi është su*lmuar nga disa persona.

Me datë 18.11.2021 në ora 10.45 në SPB Kumanovë – Sektori Policor Mateç, B.Z. (35) nga fshati Goshincë, Komuna e Likovës, ka raportuar se O.O. (48)nga fshati Mateç, Komuna e Likovës, ka su*lmuar fizikisht H.Z., duke e lënduar me objekt të mprehtë, njofton Ministria e Brendshme.
Në lidhje me rastin, O.O. ka raportuar se gjatë rrugës për në fshat është sulmuar fizikisht nga H.Z. dhe disa të tjerë. Policia shtoi se po merren masa për zbardhjen e rastit.