Ma*skara me 4 të vr*arë dhe 2 të pl*agosur, Rama fshin postimin nga Velipoja pasi u ‘kryqëzua’ nga komentet

Kryeministri Edi Rama e ka fshirë postimin e tij ku na uronte mirëmëngjes me një foto nga Velipoja, ku mbrëmjen e djeshme u vr*anë 4 persona dhe u pl*agosën dy të tjerë, pas përp*lasjes me ar*më.
Duket se stafi i Ramës ka reflektuar në sajë të qindra komenteve të qytetarëve, por pavarësisht të fshirjes së postimin një ndjesë duket larg që të kërkohet nga ana e tyre.

Rama ka zgjedhur që të heshtë sa herë që kr*imi go*det në të gjithë vendin, e madje do të mbahet mend gjatë shprehja e tij e famshme ”kokat ngrënçin”, që duket se i hapi rrugë përp*lasjeve kr*iminale në të gjithë vendin.

Kryeministri zgjodhi po ashtu të heshtë pas aks*identit që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi në afërsi të Vlorës, kur një mjet audi luksoz i go*diti nga pas, me shpejtësi tejet të madhe. Ndërkohë padyshim postimet e kryeministrit vijojnë me ‘arritjet imagjinare’ në shumë sektorë të jetës së vendit.