Maska të dyshuara si kanc*erogjene erdhën nga Kina, Kosova kthen 50 mijë copa


Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka folur në Frontal të lidhur me deklarimet e deputetit të PDK’së Bekim Haxhiut se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID-19 mund të jenë kancerogjene. Krasniqi ka treguar se si javën e kaluar janë kthyer mbrapa rreth 50 mijë maska nga Kina. Ai tha se do të kenë kujdes më të shtuar për këtë produkt, meqenëse është ngritur një shqetësim

“Nuk janë të vërtetuara ato që ka thënë deputeti. Ne kemi inspektuar para një jave sasinë e konfiskume që Dogana i ka ndalë rreth 50 mijë maska që kanë ardh nga Kina, meqenëse nuk e kanë pas atë testin e kryer dhe i kemi kthyer mbrapa. Meqenëse është ngritur ky shqetësim nga deputeti, ne do të kemi kujdes pak më të shtuar te ky produkt” ka thënë Krasniqi. Ndryshe Deputeti i PDKsë, Bekim Haxhiu, në një emision televiziv mbrëmë ka thënë se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID19 mund të jenë kancerogjene. Sipas tij, maskat në Kosovë kryesisht janë të prodhimit kinez dhe nuk kanë kurrfarë garancie.