Mashtruesit kërkojnë para në emër të një agjensioni turistik nga Tetova, pronari del me apel

Një pronar i një agjencioni turistik në Tetovë deri te redaksioni i Pa Censurë ka shprehur shqetësimin se një person kërkon para në emër të tij, shokëve apo kolegëve të punës.

“Prsh , ësht një person me ket nr telefon 0038970 544 464.
Nje ditë ka lajmëruar te agjensioni Loni turs Kumanovë në emrin tim dhe ka kerkuar 200 euro, pas ni dite ka lajmruar restoran Lazovacka Ceshma ka kerku ne emër te firmes 700 euro borxh kinse jam shofer i Niki travel dhe na duhen te holla per nje gjobë.
Ju lutem askush mos te jep borxh në emër tim
Dhe te me ndihmoni mbas numrit ta gjejmë”, shkruan pronari i agjensionit në facebook.