Mashtruesit e nxorën ushtarin jashtë listës së veteranëve |VIDEO


Një ushtar i UÇK-së, ndonëse është konfirmuar se ka marr pjesë në luftë, nuk gjendet në listën e veteranëve.

Fadil Gashi nga Shiroka e Suharekës po akuzon mashtruesit se ia kanë zënë vendin.

E akuza drejtohet ndaj 19 mijë personave që u futën në listat e veteranëve të luftës por që, sipas Prokurorisë, nuk kanë qenë në luftë.

Madje kritika e Fadil Gashit tingëllon më ashpër ndaj atyre që morën vendim ta shpikun një Brigadë, vetëm e vetëm për të rritur numrin e veteranëve, transmeton gazetametro.net

Sidoqoftë, listat e veteranëve janë bërë temë që nga publikimi i numrit të përgjithshëm, që arrinte në mbi 60 mijë.

Ndërkohë, javën që shkoi u largua nga detyra pikërisht prokurori që po hetonte mashtrimin me lista, e për të cilin u tha se kishte lënë aktakuzë të gatshme.