Mashtruesi 37 vjeçar nga Tetova denoncohet nga gruaja të cilës i shiti shtëpinë dhe i vodhi paratë!


Dje (02-prill) në ora 15:15 në SPB Tetovë është thirrur personi V.A. (37) nga Strimnica e Tetovës, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga një grua 50-vjeçare të cilën në fund të vitit të kaluar nën kërcënimin ndaj saj dhe fëmijët e saj i ka zhvatur duke i detyruar të shesin shtëpinë e saj, kinse në këmbim të një apartamenti në Tetovë dhe parave.

Por, sipas raportit, ajo nuk ka marrë as apartament e as para, edhe pse ka nënshkruar marrëveshje shitblerjeje. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundërë V.A. do të vijojë parashtresë përkatëse.