Mashtrohet tetovari në vlerë prej 3500 euro, i merret vetura dhe i shitet për pjesë

Me datë 15.07.2024, në SPB-Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A.  nga Poroj i Tetovës dhe F.S (30) nga Llërca e Tetovës.  Sipas raportit, në maj të vitit 2022 ishte dakorduar me A.A.  për t’i bërë orenditë për shtëpinë e tij me vlerë 3500 euro dhe si kompenzim i ka dhënë veturën e tij ,,Volkswagen Golf”, të cilin do t’ia kalojë në emrin e tij A.A.  pasi që ai do të punonte dhe dorëzonte mobiljet.  Sipas raportit, deri në ditën e raportimit A.A.  nuk i kishte punuar mobiliet dhe nuk ia ka kthyer veturën por i’a ka shitur  veturën personit F.S., i cili nga më pas e kishte shitur për për pjesë.  F.S.  është privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.