Mashtrohet tetovari, kishte blerë telefon në shumën prej 800 eurove, më pas e kupton se nuk ishte origjinal


Më datë 29.04.2024 në ora 08:30 në SPB-Tetovë,
një 38 vjeçar nga Tetova ka raportuar se me datë 22.04.2024 është mashtruar nga një person për shumën prej 800 euro. Sipas kallëzimit, personi ka ardhur në objektin e tij të biznesit dhe i ka ofruar një celular për shumën, të cilit i ka bashkangjitur edhe një faturë. Sipas raportit, ai kishte vendosur të blinte telefonin dhe pasi ishte përpjekur ta aktivizonte në disa ofrues shërbimesh, ata i kishin thënë se telefoni nuk ishte origjinal dhe ai kuptoi se kishte qenë i mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.