Mashtrohet një person nga Gostivari, i jep paradhënie 25 mijë euro një personit për të blerë një banesë, më vonëe kupton se banesa ishte e shitur

Zyra e Jashtme për Punë Kriminale Gostivar ka ngritur një kallëzim penal kundër N.S. (43) nga Gostivari për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. I raportuari, duke u paraqitur si menaxher i një personi juridik dhe si person i autorizuar për nënshkrimin e marrëveshjeve në emër të personit juridik, ka mashtruar një person nga zona e Gostivarit duke nënshkruar një para-kontratë për blerjen e një banese në vlerë prej 40,000 eurosh, pas së cilës personi i ka paguar 25,000 euro, ndërsa banesën e kishte shitur më parë një personi tjetër.