Mashtrohet një grua 86-vjeçare nga Shkupi: I morrën 10,000 euro kinse për ta shpëtuar vajzën e saj nga policia në Mal të Zi

Më 14.08.2024, në orën 15:20, në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, një grua 86-vjeçare nga Shkupi raportoi se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 10,000 euro. Sipas raportimit, personi e kontaktoi atë me telefon, u prezantua si zyrtar policor dhe i tha se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale dhe se duhej të paguante për ta liruar nga policia në Mal të Zi.

Sipas raportimit, ajo tërhoqi paratë nga banka dhe i la në vendin që personi i kishte treguar. Po ndërmerren masa për të zbardhur rastin.