Me datë 30.12.2024 në ora 17:30 në DPBGostivar, një 36-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 380 euro. Sipas raportit, personi është prezantuar se punon me organizata humanitare nga Kosova dhe Shqipëria dhe se për trajtimin e saj janë siguruar 7000 euro, por për t’i marrë ato është dashur të paguajë 380 euro përmes një transferte të shpejtë parash. Siç është raportuar, ajo ka marrë para borxh dhe ia ka lëshuar paratë, por që të nesërmen ai nuk iu përgjigj thirrjeve të saj, pas së cilës ajo kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.