Mashtrohet 76-vjeçarja, ka dërguar para dhe telefona mobil në Gana dhe Itali, me premtimin se do ti ktheheshin

Një 76-vjeçare nga Shkupi ka raportuar në polici se është mashtruar për një shumë prej pothuajse 8,000 eurosh, pasi është njohur me mashtrues përmes një rrjeti social, të cilët i premtuan se do t’ia kthenin paratë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 13.11.2024, në orën 16:30, në SPB Shkup, një grua 76-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për një shumë prej 479,540 denarësh. Sipas raportit, nga shkurti deri më 12.11.2024 ajo ka komunikuar përmes një rrjeti social me personin i cili i ka kërkuar të blejë telefona mobil dhe të dërgojë para për qëllime humanitare, me premtimin se paratë do t’i kthehen. Siç është raportuar, ajo në gjashtë raste ka blerë gjashtë telefona mobil dhe i ka dërguar përmes postës së shpejtë te dy persona në Gana dhe ka transferuar para përmes transfertës së shpejtë tek një person në Itali, por paratë nuk i janë kthyer,” shkruhet në buletinin e policisë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.