Mashtrimi me emrin e mjekut/ Faqet e pautorizuara japin medikamente në emër të specialistëve

Duke qenë se jetojmë në epokën e teknologjisë ku informacioni më i madh shumicën e kohës merret online kjo sjell dhe rrezikun qe jo gjithçka lexojmë te jetë e vërtetë.

Më e rëndë bëhet situata ne rastet kur ne site te ndryshme lexojmë këshilla mjekësh ne lidhje me medikamente për nje problematikë te caktuar kur mjeku emri i të cilit përmendet nuk është fare ne dijeni.

“Si mjek jam i shqetësuar sepse nëpërmjet siteve qe janë te paautorizuara dhe jashtëzakonisht jo profesionale na bëjnë ne qe pacienti te rikthejë vlerësimin pas marrjes se mjekimit te gabuar qe nuk ka për te pasur rezultat, ta ktheje ne mënyrë shumë te revoltuar dhe e gjitha ajo revoltë bie ndaj personi tim ne rastin konkret”.

Diçka e tille sjell pasoja te rënda ku medikamenti i gabuar mund te rëndojë shëndetin e atyre te cilët bien pre e një mashtrimi online duke kryer edhe pagesa për te marrë produktin sipas tyre te këshilluar nga mjeku edhe pse ky i fundit mund te mos dijë ekzistencën qe site online qe përdor emrin e tij.

“Këta persona shkruajnë emrin e mjekëve dhe per ti bërë me te shitur me atraktive më te sigurt problemin e shitjes se preparateve qe ata reklamojnë por padashur ma godasin ne ne kuptimin e mjekut”.

“Mjekun nuk e eliminon asnjë gjë, takimin me mjekun bisedën nuk e eliminon asnjë reklamë asnjë site online. Pacienti duhet mjekuar me mjekun, Duhet biseduar me mjekun”.