Më 04.05.2024 në orën 19:15 në SPB Shkup, H.M. (34) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00 në një këmbimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mashtrua nga dy shtetas të huaj. Sipas raportit, pasi u morrën vesh në këmbimore për të këmbyer para në vlerën e 25,000 eurove, personat erdhën me një çantë me shumën e përcaktuar të parave në denar, ku njëri prej tyre e zëvendësoi çantën me denar me një tjetër çantë të njëjtë, e cila në pjesën e poshtme ishte e mbushur me letra. Siç raportoi H.M., u dha eurot pa kontrolluar çantën, ndërsa pas largimit të tyre kuptoi se ishte mashtruar. Masa merren për hetimin e rastit