“Mashtrim”: Një prononcim i Kryetarit të Këshillit të Medias Shqiptare për Antonelën dhe Sanremo

Lajmi se Antonela Berisha do të jetë pjesë e spektaklit të madh italian, Sanremo 2022, është një mashtrim’. Kështu është shprehur, Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali.
Culali, ka thënë nga Top Albania Radio, se nuk ekziston aspak një lajm i tillë. Sipas tij, ka qenë vetëm një media italine që e ka postuar dhe më pas lajmi është fshirë.

Ai ka shtuar se, si një person që e ndjek vazhdimisht Sanremon, ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë.
Sipas tij ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk ekziston më pasi është fshirë. Portali pasi ka postuar një lajm me Antonelën, e ka eliminuar atë.

Ai ka shtuar se, si një person që e ndjek vazhdimisht Sanremon, ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë. Sipas tij ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.

Cukali tha: “Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës! Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edhe ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli.”