MASH: Situata në shkolla është e stabile

Në muajin e parë të vitit të ri shkollor, mësimi u mbajtë me sukses me praninë fizike të nxënësve, si në shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme. Në mënyrë që nxënësit të qëndrojnë në shkollë për aq kohë sa të jetë e mundur, si një skenar i preferuar, ne bëjmë thirrje për respektim të vazhdueshëm të masave të thjeshta mbrojtëse – mbajtja e maskave, dezinfektimi i shpeshtë i duarve, matja e temperaturës së trupit kur hyjnë në shkolla dhe ajrosja e shpeshtë dhe mirëmbajtja e higjienës në ambientet e shkollës, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Shkollat janë një mjedis i sigurt si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit”, tha Dusan Tomsiç, këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe e Shkencës.
“Situata në shkolla është e stabile dhe ne e monitorojmë atë në baza ditore. “Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive janë në koordinim të vazhdueshëm,” tha Tomsiç.

Ai vuri në dukje se me vendimin e Qeverisë, shkollat mbajnë mësime online për ata nxënës që prindërit do të kërkojnë, për arsye shëndetësore. Për momentin, mësimi në distancë realizohet për rreth 2 për qind të nxënësve.
Tomsiç theksoi se përqindja e mësimdhënësve të vaksinuar është rreth 74-75%.