Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se janë blerë dhe dërguar në shkolla tabletat për nxënësit e klasave të katërta të familjeve me rre*zik social. MASH njoftoi se nga gjithsej 10 mijë pajisje, deri tani janë ngritur 3.000.
“Me furnizimin e këtyre pajisjeve, shkollat po përgatiten për vitin e ri mësimor dhe në praktikë fillon zbatimi i Konceptit të ri arsimor për arsim fillor. Me konceptin e ri parashihet modernizim i porcesit arsimor, përkatësisht nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të katërt do të mësojmë me programe të reja dhe nga materiale të reja për mësim”, theksojnë nga MASH.
Nga MASH shtojnë se risi për mësimin në klasë të katërt është se përparësia do të kenë librat digjitalë që do të jenë vetëm një mjet shtesë për mësimin e materialit. Për këtë qëlli, sipas MASH, u siguruan tableta për nxënësit me rre*zik social.
Ndryshe, koncepti i ri fillon nga 1 shtatori dhe do të zbatohet në klasën e parë dhe të katërt, më pas, gradualisht në gjashtë vitet e ardhshme në plan është zbatimi i gjithë programit.