MASH njoftoi, me sukses realizohet 80% e mësimit online

Nga fillimi i vitit shkollor, numri i nxënësve që ndjekin mësim online është rritur për 10 për qind, për çfarë përqindja e realizimit të mësimit online në tërë territorin e shtetit, ka arritur në 80 për qind, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) .

“Të tjerët, nxënësit dhe mësuesit në shkollë fillore dhe të mesme, kanë denoncuar se kanë vështirësi gjatë kyçjes në mësimin online, dhe si arsye më e sheshtë janë theksuar – lidhja e dobët e internetit dhe mospasja e pajisjeve teknologjike”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Kanë premtuar, se në koordinim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e shkollave punojnë në tejkalimin e këtyre pengesave.
Nga MASH kanë dërguar edhe apel deri te nxënësit që bojkotojnë mësimin, se, “çdo ditë e humbur është dëm i drejtpërdrejt ndaj fëmijëve”.