MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

Ministria e Arsimit përmes një letre për mediat pasditen e sotme njoftoi se viti shkollor nuk do të zgjatet dhe do të përfundojë sipas kalendarit mësimor, por në ditët e javës së punës nxënësit do të qëndrojnë më gjatë për të kompensuar atë që kanë munguar. Drejtorët e shkollave janë përgjegjës për organizimin.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe 30 nëntor kur u organizua Samiti i OSBE-së në Shkup, do të kompensohen në ditët e punës dhe jo të shtunave.
Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtë – orësh të kohës së punës së mësimdhënësve.
Rikujtojmë se viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor ndërsa është e nevojshme që të ruajmë interesin më të mirë të nxënësve ndërsa kjo nënkupton që ata të kompensojnë plotësisht dhe në mënyrë cilësore materjen e paraparë mësimore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës