MASH me kundërpërgjigje ndaj Aleancës për Shqiptarët


“Edhe këtë vit, sikurse vitet e kaluara, duke filluar prej vitit 2009 e këndej, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zbatuar procedurën e vetme ligjore për blerjen e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm në përputhje të plotë me zgjidhjet ligjore. Kjo procedurë për blerjen e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm zbatohet që nga viti shkollor 2009/2010 deri në këtë vit shkollor 2018/2019”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës lidhur me konferencën e sotme të Aleancës për Shqiptarët.

“Kontratat me shtëpitë botuese për blerjen e teksteve shkollore janë në përputhje të plotë me dispozitat pozitive juridike në vend”, thonë nga MASH.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe njëherë përsërit qëndrimin se “procedura e këtillë për blerjen e teksteve shkollore është zbatuar nga të gjithë ministrat udhëhequr këtë dikaster në periudhën e miratimit të Ligjit për tekste shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm – që është miratuar në vitin 2008 deri sot. Fjala është për periudhën kur me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë udhëhequr ministrat në vijim: Nikolla Todorov, Pançe Kralev, Spiro Ristovski, Abdylaqim Ademi, Pishtar Lutfiu dhe Renata Deskoska”.

Sipas tyre, dallimi i vetëm është që këtë vit, gjatë negociatave me shtëpitë botuese, është arritur çmim blerës më i lirë për 40% në krahasim me vitet e kaluara për librat që janë blerë në tirazh të plotë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju bën thirrje të mos përhapni të pavërteta lidhur me blerjen e teksteve shkollore dhe të ndërpritni të krijoni propagandë dhe lajme të rrejshme lidhur me këtë çështje. Nëse keni çfarëdo bazë, ju bëjmë thirrje të parashtroni kërkesë deri te institucionet kompetente. Duke pasur parasysh parimet themelore me të cilat udhëhiqemi, e këto janë transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia, Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhur me këtë temë dhe, në përgjithësi për çfarëdo teme, u qëndron në dispozicion të gjithë qytetarëve, organizatave civile, partive politike për t’u dhënë nformacione të detajuara. Dyert janë të hapura, ndaj shërbimet profesionale në çdo moment janë të gatshëm të përgjigjen për të gjitha akuzat e rreme, të silla sikurse sot që i paraqiti edhe opozita”, thonë nga MASH.