Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se shkollat nuk duhet të marrin para për dhënie të dëftesave pas reagimit të UNSHM-së se në disa shkollat nxënësve u merren para për dëftesa.
MASH thekson se dokumentimin pedagogjik që nevojitet për përfundimin e vitit mësimor e siguron Byroja për Zhvillim të Arsimit nga ku çdo shkollë merr 5% më shumë në rast të gabimit.
“Rikujtojmë se sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe sipas nenit 3 nga Ligji për arsim fillor, dhe neni 3 nga Ligji për arsim të mesëm, çdo fëmijë ka të drejtën që për arsim cilësor dhe falas”, theksojnë nga MASH.
Ata po ashtu thanë se kanë raste të izoluara në disa shkolla dhe se për këtë do të veprojë Inspektorati Shtetëror i Tregut.