MASH-Maqedoni hapë konkurse për punësim të 500 asistentëve arsimorë

Në pesë shkolla fillore me qendër të resurseve në rrjedhë janë konkurset publike për punësim të 500 asistentëve arsimorë, të cilët nga vjeshta do të jenë mbështetje për nxënësit me zhvillim atipik të përfshirë në mësimin e rregullt.

Në konkurse mund të paraqiten të gjithë personat të cilët kanë të kryer arsim për: Edukator special dhe rehabilitues, pedagog, psikolog, punëtor social, pedagog social dhe rehabilitues, si dhe ata të cilët plotësojnë kushte për mësimdhënës në mësimin klasor dhe lëndor.

Asistentët arsimorë do të fokusohen në sigurimin e arsimit cilësor të nxënësit përmes bashkëpunimit me mësimdhënësit dhe prindërit/kujdestarët, me punëtorë profesionistë dhe ekipin inkluziv i cili do të kujdeset për nxënësin. Ata njëkohësisht do të duhet ta nxisin bashkëpunimin mes fëmijëve dhe komunitetit.

Të ardhurat mujore në pajtim me konkurset paraqesin 24.208 denarë. Nga gjithsej 40 orë pune në javë, asistentët arsimorë duhet 20 deri 30 orë tëpërkushtohen në mbështetje të drejtpërdrejtë të nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa të tjerat për përgastitje djhe organizim të punës së vet.
Konkurset krahas publikimeve në media, mund të shihen edhe në faqet e internetit të Shkollave fillore me qendër të resurseve.