MASH Maqedoni: Bojkotimi i mësimit është në dë*m të nxënësve

Ministria e Shëndetësisë duke reaguar ndaj konferencës së disa prindërve të cilët u shprehën kundër librave digjitalë dhe se nga nesër do të bëjnë thirrje për bojkot të mësimit thotë se një vendim i tillë do të ishte në dë*m të procesit arsimor-edukues.
MASH bën thirrje që qytetarë të cilët janë pjesë e kësaj nisme të mos i çojnë nxënësit në bojkot për shkak se është në dë*m të nxënësve.

“Kjo nuk është vlerë e vërtetë. Qëllimi i vërtetë është krijimi i gjeneratave të reja që do të edukohen mirë dhe do të jenë të gatshëm për botën që i pret pas 10-20 viteve, dhe ku digjitalizimi do të përfshihet në të gjitha sferat”, theksojnë nga MASH.
Sipas tyre, nuk mund të arsyetohet bojkotimi i diçka që sjell cilësi në arsim dhe përfitime të mëdha për të rinjtë.