Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi demanton ndërlidhjen me fotografitë dhe përmbajtjet që këto ditë po shpërndahen në rrjete sociale e që ka të bëjë me edukimin se*ksual.
“Lajmet e rreme dhe montazhet në rrjete sociale kanë për qëllim frikësimin dhe mashtrimin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të qetë, arsimi përparon dhe reformohet. Të gjitha informacionet që po shpërndahen në lidhje me edukimin se*ksual janë krejtësisht të rreme”, thonë nga MASH.
Ata shtojnë se edukimin se*ksual nuk vendoset dhe këtë disa herë e ka thënë Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
“Nga java e ardhshme planifikohet vetëm pilot projekti në katër paralele në klasë të nëntë dhe në katër shkolla. S’ka përmbajtje dhe as programe nuk janë paraparë në përmbajtet e reja dhe librat për klasë të parë dhe të katërt siç po tentojnë disa grupe në rrjete sociale. Prindërit duhet të jenë të qetë”, thonë nga MASH.