MASH: Lajm i rrejshëm është që shkollat do të hapen më 18 maj

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgënjeshtron informacionin e publikuar sot në disa media në lidhje me Dekretin gjoja të miratuar nga Qeveria me të cilën shkollat ​​fillore dhe të mesme në vend do të vazhdojnë të funksionojnë nga 18 maji i vitit 2020.

-Ju informojmë se bëhet fjalë për informacion të rremë dhe për dokument i cili as nuk është përgatitur nga ana e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe as nuk është miratuar nga Qeveria.

Kjo temë nuk ka qenë lëndë diskutimi në seancat e fundit të Qeverisë.Të gjitha vendimet që institucionet i marrin në mënyrë të kooridinuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, opinioni pubik është informuar në kohë nga shërbimet e përgjegjëse për marrëdhënie me publikun, –thuhet në kumtesën e MASH.

Nga ministria e Arsimit dhe Shkencës bëjnë apel që të mos krijohen dhe shpërndahen lajme të rrejshme sepse kjo krijon shqetësim tek qytetarët në këtë përiudhë të jashtëzakonshme./Express