MASH: Këshilli i Maturës Shtetërore e pranoi propozimin

Këshilli i Maturës Shtetërore në takimin e sotëm online, në të cilin morri pjesë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e pranoi propozimin që matura shtetërore të përbëhej nga 4 provime (2 eksterne dhe 2 interne) dhe detyrë projektuese. Në ditët e ardhshme këshilli do të duhet të përgatisë propozim të ri të konceptit.

Në takimin, Ministrja Carovska dhe përfaqësuesit e këshillit ndërmjet të cilës edhe përfaqësues nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra Shtetërore e Provimeve, theksuan se me këtë koncept të dhënies së provimit nuk dëmtohet cilësia e maturës, ruhet standardi dhe është në interes të të gjithë maturantëve. Gjithashtu, rikujtojmë se ky model i dhënies së provimit të maturës shtetërore ka qenë tashmë i aplikuar në vendin tonë nga viti shkollor 2007/2008 deri në vitin shkollor 2012/2013.

Në raportet e OECD-së, matura shtetëror si pjesë e sistemit arsimor vlerësohet pozitivisht dhe planifikojmë edhe më tej ta përmirësojmë dhe ta përparojmë atë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të punojë me përkushtim në krijimin e arsimit cilësor që është në interes të nxënësve.