Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi draft-version të Konceptit për zhvillimin e sistemit për arsim nga distanca në shkollat fillore dhe të mesme në vend. Përpunimi i dokumentit është inicuar nga ndryshimet në mënyrën e realizimit të procesit edukativo-arsimor në nivel global për shkak të pandemisë të shkaktuar nga paraqitja dhe përhapja e virusit KOVID-19.
“Koncepti duhet të sigurojë zhvillim pa pengesa të edukimit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme nga 1 shtatori i vitit 2020, përmes rregullimit të procesit të situatës së sapokrijuar dhe realitetit”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
MASH ka përgatitur Koncept për mësim në distancë së bashku me Ministrinë e shoqërisë Informatike dhe Administratës, Byrosë për zhvillim të arsimit, Qendrës për arsim profesional dhe trajnim, Inspektoratin shtetëror të arsimit dhe Qendrën shtetërore e provimeve, në bashkëpunim me USAID-in, UNICEF-in, Qendrën për arsim qytetar të Maqedonisë së Veriut, mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme dhe nga institucionet e arsimit të lartë në vend, si dhe shumë ekspertë nga sfera e arsimit dhe IKT-sfera.
Nga MASH theksojnë se të gjithë të interesuarit deri më 10 korrik të vitit 2020 mund të kontribuojnë në përgatitje në çka përmbajtje më cilësore në këtë dokument me dorëzimin e propozimeve dhe sugjerimeve në adresën elektronike. [email protected] .
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi para fundit të vitit të shkollor për MIA-n deklaroi se shqyrtohet edhe skenari si do të veprohet nëse përballemi me të njëjtët ose rrethane më të këqija në fillim të vitit 2020/2021.