MASH: “Do të rishqyrtohet përmbajtja e librit të historisë për klasën e VI”

Komisioni i krijuar me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të rishqyrtojë përmbajtjen e librit të historisë për klasën e 6-të, pasi ministria ka marrë ankesa se disa të dhëna dhe informacione të publikuara në tekst nuk përputhen me realitetin shkencor.

Komisioni, brenda një afati ligjor prej 10 ditësh, ka detyrimin t’i paraqesë ministrit propozimin për tërheqjen e librit shkollor, nëse anëtarët deklarojnë se ankesat kanë baza. Në varësi të vëllimit të materialit që duhet të ripunohet, do të merret një vendim për korrigjimin e atij ekzistues ose përpunim krejtësisht të ri të librit për lëndën përkatëse.