MASH: Bursa prej 3.500 denarë për nxënësit e klasave duale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga viti i ardhshëm shkollor, rrit bursat për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, të cilat do të stimulojnë nxënësit që arsimimin e tyre ta vazhdojnë në njërën nga shkollat e mesme profesionale në vend.

MASH siguroi fond prej 2.200 bursa për nxënësi e viti të parë, në vlerë të përgjithshme prej rreth 60 milijon denarë, që është një buxhet 10 herë më i lartë krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
Me këtë fond është paraparë që 1500 nxënës të cilët do të regjistrohen në paralelet duale në arsimin profesional në të cilat do të realizohet arsim praktik me numër të shtuar të orëve në pajtim me programet për arsim profesional do të marrin një shumë mujore prej 3.500 denarë për 9 muaj në vit, 500 nxënës të cilët realizojnë plan programe mësimore për aftësim dhe arsim profesionl në kohëzgjatje prej tre viteve do të marrin gjithashtu nga 3.500 denarë në muaj, ndërsa 200 nxënës të viti të parë të cilët realizojnë plan programe mësimore në drejtimin elektroteknikë, ndërtimtari- gjeodezi, hotelieri- turizëm, drejtimin bujqësi- veterineri, drejtimin makineri ose drejtimi tekstil- lëkurë do të marrin një shumë mujore prej 2200 denarë.

Me konkursin për regjistrimin e nxënësve në viitn shkollor 2021-2022, në 109 shkolla të mesme parashikojmë gjithsej 30.053 vende të lira në 913 paralele, prej të cilëve
19.602 në arsimin profesional në 604 paralele, 9.261 në Gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende për nxënës në 35 paralele në arsimin për – Art, Akademinë e sportit, Gjimnazin për sport dhe Gjimnazin Matematikë-Informatikë. Rritet numri i vendeve për nxënës në arsimin profesional dhe do të jetë 65,22% nga numri i përgjithshëm, përkundër vendeve për nxënës në Gjimnaz i cili është zvogëluar dhe do të jetë 30,82% nga numri i përgjithshëm i të gjitha vendeve për nxënës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës