Masat për mbrojtje nga Kovid-19 të obligueshme, janë regjistruar 1.442 të infektuar, 627 të shëruar dhe 73 të vdekur

Qytetarët duhet t’i respektojnë masat e mbrojtjes nga koronavirusi, megjithëse numri i personave të infektuar të ri është më i ulët se në javët e kaluara. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, pas një jave do të shihet nëse ky trend do të vazhdojë, pas së cilës do të sigurohet që nuk ka klaster të fshehur që do të shfaqet.

Masat përfshijnë mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse për fytyrë, hundën dhe gojën, kështu që është paraparë për në sipërfaqe të mbyllur apo të hapur nëse nuk mund të mbahet distancë prej dy metrash.

Me këtë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë është 1.442, numri i të shëruarve është 627, i të vdekurve është 73, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 742.

Në bazë të kësaj, siç theksohet, shpërndarja e fundit nëpër qytetet është si vijon: Shkup – 493, Kumanovë – 384, Dibër – 51, Shtip-34, Prilep – 147, Tetovë – 76, Strugë – 66, Veles – 69, Manastir – 19, Ohër – 15, Kavadar – 5, Gostivar – 17, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 5, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 28, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë – 7, Demir Hisar – 1, Makedonski Brod – 2, Pehchevë – 2, Delchevë – 1, Valandovë -1, Vinicë – 2.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 16.050 testime të Kovid-19.

Masat për mbrojtje nga Kovid-19 të obligueshme, janë regjistruar 1.442 të infektuar, 627 të shëruar dhe 73 të vdekur

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar dy pacientë të rinj, ndërsa janë hospitalizuar gjithsej 52. Në mbështetje oksigjeni janë 28, ndërsa në ventilim mekanik janë tre pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tetë pacientë, ndërsa gjithsej 35 janë hospitalizuar. Me pasqyrë më të rëndë klinike janë pesë pacientë, ndërsa në respirator janë gjithsej gjashtë pacientë.

Në Spitalin klinik në Manastir po mjekohen pesë pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen katër pacientë. Në Spitalin klinik në Shtip janë hospitalizuar tre pacientë, ndërsa edhe gjashtë ndiqen në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Veles dhe Prilep po mjekohen 42 raste pozitive dhe të dyshimta me Kovid-19, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në kuadër të Spitalit për fëmijë në Kozle Angelço Andonovski, drejtor i spitalit sqaroi se krahas pacientëve të rregullt, në kuadër të spitalit funksionon reparti i veçantë KOVID dhe Instituti paraqet qendër KOVID 2. Deri më tani, siç bëri të ditur mjeku Andonovski në bisedë, në spital janë testuar më shumë se 50 fëmijë. Prej tyre katër ishin pozitivë në virusin.

“Fëmijët më të vegjël të diagnostikuar ishin të moshës prej 4 muajve, ndërsa më i madhi i moshës 15-vjeçare. Për momentin siç tha mjeku Andonovski, në spitalin Kozle janë hospitalizuar tre fëmijë të cilët janë të dyshimtë në virus, në mesin e të cilëve edhe një foshnje e lindur para 16 ditëve. Sipas mjekut Andonovski fëmijët të cilët sëmuren nga virusi, kanë simptoma të lehta dhe kalojnë pa kurrfarë komplikimesh. kjo, siç theksoi mjeku Andonovski, në masë më të madhe është rezultat i distancimit fizik, gjegjësisht fëmijët rrinë në shtëpi me prindërit e tyre dhe nuk shkojnë në kopsht ose shkollë. Instituti për Sëmundje të Mushkërive të Bardha në Kozle, sipas drejtorit Andonovski dhe tani në këto rrethana të jashtëzakonshme, funksion pa probleme dhe ka kuadër të mjaftueshëm medicinal dhe jomedicinal. Në mesin e të punësuarve deri më tani nuk ka persona të sëmurë nga virusi KOVID-19.

Për informim të saktë dhe në kohë të qytetarëve me informacione zyrtare dhe të verifikuar në lidhje me ballafaqimin me koronavirusin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut njoftoi sot se ka hapur kanal të ri informimi në aplikacionin e njohur të komunikimit digjital “Viber”.

Kanali i parë qeveritar komunikues i “Viberit” (Viber Community) mund të gjendet nën emrin “Koronavirus MK Koronavirus”, njëjtë si edhe mjetet tjera komunikuese të cilat Qeveria i ka hapur me qëllim të intensifikimit të komunikimit me qytetarët për ballafaqim më të lehtë me koronavirusin. Në këtë paketë është ueb faqja zyrtare koronavirus.gov.mk aplikacioni celular për “Android” dhe “IOS”, si dhe profilet e mediave sociale “Fejsbuk”, “Instagram” dhe “Tuiter”:

Qeveria apeloi qytetarët të bashkangjiten në ‘Koronavirus MK Koronavirus’ , ‘Viber’ për marrjen e informacioneve të sakta, zyrtare dhe të shpejta lidhur me Kovid-19 në telefonin celular. Linku për kyçje: https://vb.me/nmk_gov”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ndërkohë u publikua se negativ janë testet e dyta për koronën të kryeministrit Oliver Spasovski dhe ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, me të cilët përfundoi vetëizolimi i tyre. Të dy thonë se është shumë me rëndësi të gjithë t’i respektojnë masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Kovid 19.