Masat e reja, qendrat tregtare presin ulje të fitimit deri në 50%

Goditje e fuqishme ndaj subjekteve sipërmarrëse dhe hyrje në krizë më të thellë ekonomike deri në fund të viti është efekti që pritet nga masat e reja qeveritare të cilat u miratuan si mbrojtje nga gjendja e përkeqësuar epidemiologjike.
Derisa edhe epidemiologët dyshojnë se nëse në këtë mënyrë do të parandalohet shpërndarja në kohë e koronavirusit, një pjesë e madhe e masave që paraqet kufizim vetëm për qytetarët e pavaksinuar, i kanë zbrazur qendrat tregtare, reagojnë këto të fundit.

Thonë se në kohën kur kanë vepruar qendrat tregtare, numri i të infektuarve në ditë ka arritur deri në 5 persona. Sipas tyre, ky është një tregues se qendrat tregtare nuk janë burim i shpërndarjes së Kovid-19.
“Ky është tregues se qendrat tregtare nuk janë vende ku shpërndahet virusi. Mbajtja e maskës është e obligueshme në qendra tregtare, ka kufizime të numrit të vizitorëve në shitore, ekzistojnë sinjalizime për mbajtjen e distancës, në çdo kënd ka mjete për dezinfektim, ka orar për dezinfektim në të gjitha vendet ku kanë qasje vizitorët, të gjithë sistemet për ventilim pastrohen dhe rregullisht dezinfektohen”, reagojnë nga Qendra Tregtare “Ramstore mall”.

Parashohin ulje të fitim dhe përkushtimit prej 40 deri në 50%, duke u bazuar në atë se është e ulët përqindja e të vaksinuarve të qytetarëve të moshës 18 deri në 50-vjeçare.

Dje për masat e reja kanë reaguar edhe Lidhja e odave sipërmarrëse. Thonë se masat e tilla, sipas tyre janë të pazbatueshme dhe diskriminuese dhe se e përkeqëson gjendjen financiare të ndërmarrjeve dhe ruajtjen e vendeve të punës.
“Lidhja e odave sipërmarrëse është për vendosjen e në sistemi të mbrojtjes, por me masa që janë logjike dhe jo diskriminuese, me të cilat jo vetëm në pro forme, por në të vërtetë do të arrihet mbrojtje”, thanë nga LOS-i.