Masat e reja në Kosovë: Kush qëndron më shumë se 1 orë e gjysmë jashtë, dënohet deri në 2000 euro


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka treguar masat e reja që ka marrë për parandalimin e coronavirusit.

Ai ka thënë se do të lejohet veç 1 ore e gjysmë në ditë lëvizje.

“Prej datës 15 prill nga ora 06:00 ndalohen personat fizik të jashtë banesave, shtëpisë. Përveç mbi 16 vjeç një person nga familja ka të drejtë deri në një orë e gjysmë në ditë të dalim për t’i kryer nevojat. S’lejohet shoqërim nga askush, vetëm në rast që janë shoqërues familjar a asistent personal i personave me aftësi të kufizuar”, tha ministri Vitia.

Ai ka thënë se personat që nuk i respektojnë masat do të dënohen.

Vitia ka thënë se nga deri 2 mijë euro do të jetë dënimi për personat fizikë dhe deri 8 mijë euro për personat juridik.

“Mosrespektimi i vendimit konsiderohet si kundërvajtje administrative dënohet me gjobë deri 2 mijë euro gjoba për personat fizik, dhe 3 deri 8 mijë euro për personat juridik, kurse personi përgjegjës i personit juridik prej 500 deri 1500”, ka deklaruar Vitia.