Masat e reja anti Covid: Vjen lajmi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë

Pas festave të fundvitit, vendi ynë po përballet me një numër në rritje të rasteve të reja me Covid-19 dhe atyre me variantin Omicron.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për përkeqësim të situatës duke bërë thirrje emergjente për vaksinim dhe respektim të masave.

Edhe në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme numri i personave që po kërkojnë trajtim për Covid-19 është rritur në dy javët e fundit.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se megjithëse situata momentalisht është stabile mund të ngarkohet në ditët në vijim.

“Eshtë një situatë me një ngarkesë tash për tash të ulet nga rastet COVID-19 që kerkojnë trajtim klinik, por që mund të ngarkohet ditëve në vijim”

Nga MSH kanë folur edhe në lidhje me vendosjen e masave të reja anti Covid.

Nga ky institucion në përgjigjen e tyre dhënë për gazetën tonë kanë thënë se vendosja e masave të reja varet nga ecuria e situatës epdimeologjike.

“Varet nga ecuria e metejme e situatës epidemiologjike dhe rekomandimet që IKSHPK dhe Komisioni këshilldhënës për pandeminë COVID-19 i jep MSh-së/Qeverisë”