Masat anti-Covid! A do të ketë ndihmë nga shteti?

FILE PHOTO: A man wearing a protective face mask walks past an illustration of a virus outside a regional science centre amid the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Oldham, Britain August 3, 2020. REUTERS/Phil Noble

Qeveria nuk mendon se me masat e fundit anti-covid ka prekur në xhepin e të gjithë qytetarëve, prandaj edhe nuk parasheh që të ketë ndonjë paketë shtesë ekonomike për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve. Ndërsa për hotelierët, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se po analizojnë situatën nëse masat e ndërmarra kanë dë*mtuar industrinë e hotelierëve.

“Për momentin jemi duke ndjek situatën nëse masat e ndërmarra do të kenë komplikime financiare. Në të kaluarën kemi qenë vigjilent, e kemi ndjek situatën dhe kemi ndërmarrë masa nëse me të vërtet ka qenë e nevojshme. Gjithsesi masat janë të përkohshme, mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se ishin të patjetërsueshme për t’i bërë. Nëse ka nevojë, gjithsesi do të flasim me Odat Ekonomike, me afaristët dhe do të shohim çfarë është mundësia momentale për ndihmë”, deklaroi Bytyqi.

“Zotëri Bytyqi nuk ka nevojë aspak të mendohet”, tha kryetari i Odës së Pavarur të Hotelierëve, Zdravko Josifovski. Thotë se me masat për certifikatë vaksine dhe vërtetim se e klienti e ka kaluar Covid-19, fitimi në objektet hotelierike është ulur për 70%.

“Është fakt se zotëri Bytyqi nuk duhet aspak të mendoj nëse duhet të ketë pako të re ose jo. Me vendimin e fundit të Qeverisë thamë se nuk do të ketë numër të mjaftueshëm të mysafirëve që hotelierët të mund të mbajnë gjallë biznesin e tyre. Patjetër të sillet masë ekonomike me të cilën do të kompensohen dëmet që i përjetojnë hotelierët të cilat janë më të larta se 70% , duke përfshirë edhe kompensimin, ose subvencionet për pagat e punëtorëve, nëse Qeveria shpreson dhe pret që kjo industri të mbijetoje në periudhën e ardhshme”.
Me masat e fundit anticovid, më së shumti u kufizua puna e objekteve hotelierike, me çka parashihet që në hyrje të çdo lokali të posedohet certifikatë për vaksinën covid ose vërtetim nga mjeku amë se e keni kaluar koronavirusin.