Një shtetas shqiptar është dënuar me 30 vite burg i akuzuar për vrasjen e një të riu i cili në të shkuarën kishte pasur lidhje intime me partneren e tij.
27-vjeçari Fitim Koldashi, u dënua nga Gjykata e Teramos në Itali për vrasjen e 22-vjeçarit me origjinë rome Manuel Spinelli.
Prokuroria kërkoi burgim përjetë për shqiptarin por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Tashmë, Koldashi ka 90 ditë kohë për apelimin e vendimit.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në 20 Qershor në Teramo. Autori dhe viktima u takuan rastësisht mes tyre në rrugë.
Koldashi ishte me partneren në makinë ndërkohë para tyre shfaqet 22-vjeçari. Në ato momente ata shkëmbyen fjalë fyese dhe nisën të përleshen.
Koldashi nxorri një thikë që mbante me vete dhe e qëlloi në zemër 22-vjeçarin duke e lënë të vdekur.
Ai e pranoi krimin ndërkohë tha se thikën e mbante për vetëmbrojtje