Masakra në shkollën fillore në Serbi/ Një ngjarje e njejtë si sot, ndodhi 50 vite më parë!

Sot, në shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’ në Serbi, një nxënës i kësaj shkolle vetëm 14 vjeç, vrau 9 persona, mes tyre 8 nxënës dhe rojën e sigurisë së shkollës. Konkretisht, i mituri i identifikuar si shtetasi me iniciale K.K nxënës i klasës së shtatë vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona.

Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës, ku tre prej tyre ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive, ndërsa Prokuroria e lartë publike në Beograd ka njoftuar se autori i mitur nuk është penalisht përgjegjës .

“Shtetasi K.K., në bazë të Ligjit për të miturit kundërvajtës dhe mbrojtjes juridike penale të të miturve është penalisht i papërgjegjshëm për shkak se nuk i ka mbushur moshën 14 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, pas ngjarjes, mediat serbe kanë raportuar për një rast të ngjashëm të ndodhur 50 vite më parë. Konkretisht në fillim të vitit shkollor 1972/73, në gjimnazin e Zarës, gjimnazi i sotëm Vladimir Nazor, në Kroaci, një nxënës 19-vjeçar në shkallët e godinës së shkollës vrau dy mësues. Milorad Vulinoviçi vrau me armën e të atit shtetasit Gojko Matulina dhe Vice Vlatkoviç, profesorë të historisë në shkollën e mesme të Zadarit, pasi nuk i pëlqente mënyra sesi po i mësonin historinë.

Pas 50 viteve, i njëjti skenar krimi është përsëritur edhe sot në Serbi, ndaj ngrihen dyshimet se 14-vjeçari mund të ketë qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje përmes raportimit në media.