Hidhet më shumë dritë mbi shkaqet e mundshme të hakmarrjes së Ritvan Zykajt, autorit të masakrës së Resulajt, aty ku pati tetë viktima dhe gjashtë të plagosur. Autori njihej si përdorues droge, dhe në fakt për të po merret një informacion i detajuar.
Krimet e Rënda në Tiranë ndodhen në procesin e pyetjes së prindërve të vrasësit Ridvan Zykaj, por mësohet se para dy javësh Ritvani ishte dhunuar nga një prej të afërmve të tij, që nuk dihet nëse është pjesë e viktimave, dhe kishte përfunduar me lëndime të shumta në spital.
Nga masakra e kryer, autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perri, 78 vjeç, si dhe ka vrare dy djemtë e Demirit: Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.
Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, FNSH, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Policia ka lajmëruar banorët se kush ka informacion për autorin, t’ia përcjellë asaj, ndërkohë që ka marrë lejen për ta ekzekutuar autorin e armatosur, nëse ai hap zjarr.