Ma*sakër në Velipojë, katër të vr*arë dhe dy të pl*agosur. Shkak kon*flikti për hapësirën e plazhit

Një ma*sakër ka ndodhur në Velipojë, në mes të sezonit turistik, ku për shkak të një kon*flikti për shezllonët dhe zonën e plazhit, kanë mbetur të vr*arë katër persona dhe janë pl*agosur dy të tjerë.
Vi*ktimat janë Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Nderkohë të pl*agosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.

Në vendngjarje kanë qenë forca të shumta policie dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, teksa specialistë të kr*iminalistikës kanë kryer veprimet he*timore për zbardhjen e ngjarjes.
Pas mas*akrës, drejtori i policisë së Shkodrës Niko Brahimaj ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai tha se vr*asja ka ardhur pas një kon*flikti për hapësirat në plazh, teksa konfirmoi se është qëlluar me më shumë se një ar. më.

“Rreth orës 00:30 këtu në Velipojë ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kr*iminale. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të hotel Gocaj,ku për shkak të një konflikti me ar*më të çastit dhe për motive të dobëta, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi sipërfaqet me rërë që shfrytëzohen për vendosjen e shzloneve dhe çadrave, si rezultat i këtij konflikti kanë gjetur vd*ekjen 4 persona dhe janë pl*agosur 2 persona.

Policia menjëherë ka marrë masat, ka ardhur në vendngjarje me grup eskpertësh, në vend kanë ardhur dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe specialistët më të mirë.
Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë, nga personat e konfliktuar. Një ar*më pistoletë e kemi sekuestruar si provë materiale. Janë sekuestruar një numër pamjesh nga kamerat e sigurisë.
Shumë shpejt do ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arr*estuar”, deklaroi Brahimaj.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të ar*mës së zjarrit kanë mbetur të vr*arë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.
Si dhe janë pl*agosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e ar*matosur.

Për he*timin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm he*timor me specialistë të strukturave he*timore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për He*timin e Kr*imeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.
Grupi he*timor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.