Ma*sakër në familje: Burri vr*et në gjumë gruan dhe djalin 2 vjeçar, binjakja duke lu*ftuar për jetë

Një kr*im i rëndë në familje ka ndodhur në Itali ku kryefamiljari ka ekz*ekutuar gruan dhe ka që*lluar ndaj dy binjakëve dy vjeçarë të tyre teksa ishin duke fjetur.
Më pas ai ka kthyer ar*mën nga vetja dhe e ka shkr*epur në kokë.

40 vjeçari Alberto Accastello, kreu mas*akrën në agim në shtëpinë e tij në Itali, kur mësoi se gruaja do ta linte për një burrë tjetër, raportonin mediat vendase.
Açstello qëlloi gruan e tij Barbara Gargano, 38 vjeçe, dhe dy binjakët 2-vjeçarë Alessandro e Aurora, si dhe qenin e shtëpisë, para se të vetëv*ritej duke u që*lluar në kokë.

Su*lmi është kryer rreth orës 5 të mëngjesit ditën e hënë në shtëpinë e tyre pranë Carignano, në rajonin e Peimonte, rreth 20 km larg Torinos.
Mjekët që erdhën në skenë dërguan me urgjencë fëmijët në spital por Alessandro v*diq gjatë rrugës, pasi ishte që*lluar teksa flinte në djepin e tij, konfirmoi mjeku ligjor Roberto Testi.
Motra binjake e të voglit Aurora, është e mbijetuara e vetme e tra*gjedisë, por mbetet ende në gjendje të rëndë pasi është që*lluar në kokë.