Të gjithë operatorët ekonomikë që do të mbyllen me vendim të Qeverisë këto dy javë për shkak të valës së tretë të krizës me koronën do të mbulohen nga masa të reja. Ekipi ekonomik i Qeverisë thotë se për momentin prioritet është shëndeti dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, ndërsa për të gjitha dëmet në ekonomi si më parë, shteti do t’u dalë në vigjilje.
“Për të gjitha dëmet në ekonomi, si dhe deri më tani, shteti do të dalë në ndihmë. Për ne në Qeveri, çdo injeksion parash për të ndihmuar ekonominë, punëtorët, likuiditetin e tyre, konsumi na kthen në Buxhet para. Është e planifikuar të mbulohet një përqindje e të ardhurave të gjeneruara në tre muajt e parë të këtij viti në formën e ndihmës së drejtpërdrejtë”, tha Zaevi në përgjigjen e pyetjes së një gazetari në konferencën e djeshme për shtyp në Qeveri.