Masa tani që të mos jemi të mbyllur për Bajram dhe Pashkë

Çfarë do të ndryshohet tani me masat kur gjendemi në periudhë të valës më të fuqishme, për shkak se para një jave edhe ministri Filipçe, por edhe autoritetet shëndetësore pohonin se nuk ka nevojë për masa të reja. Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovski, thotë se atëherë ka pasur deri në 1000 raste në ditë dhe gjendja menaxhohej, por është dëshmuar se lloji britanik është shumë më i rrezikshëm, më lehtë shpërndahet si dhe mjekimi është shumë më i gjatë, me çka mund të shkaktohet gjendje më e rëndë sesa e tanishmja.

“Lloji britanik ose ndonjë lloj tjetër i cili tashmë qarkullon në Maqedoni, ndërsa menjëherë të ju them se është vërejtur mutacion edhe te ne, dallon nga ai i cili është diagnostikuar para 6 ose 8 muajve. Te ky lloj, a ka ndryshuar mënyra e transmisionit – po, është përshpejtuar. A kishim aq forma të rënda dhe të sëmurë, të hospitalizuar dhe të vdekur para dy javëve, duke përfshirë edhe nëntorin. Absolutisht është ndryshe”, theksoi Zharko Karaxhovski nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Zv.ministri Ilir Hasani thotë se tani sillen masa të tilla me qëllim që festat që po vijnë t’i kalojmë më qetë.
Masat ndërmerren pasi që më shumë se në dhjetë ditët e fundit numri i të infektuarve çdo ditë është mbi një mijë persona, kishte edhe mbi 50 të vdekur, si dhe numri i të hospitalizuarve është shumë i lartë.