Dy të tretat e qytetarëve të anketuarve ose 65.3 për qind janë shprehur se shteti duhet të rregullojë më shumë kushtet dhe mënyrat e marrjes së kredive të shpejta në cash, ndërsa 16.7 për qind mendojnë se nuk ka nevojë, sipas sondazhit të fundit të IPIS për programin Detector.
Krediti i shpejtë mund të merret shumë lehtë thjesht duke treguar një kartë identiteti ose online.
Por shumë qytetarë ankohen për kosto të fshehura dhe norma më të larta interesi.
Në periudhën e kaluar, thuajse çdo ditë, buletini i policisë është i mbushur me raste kur mashtruesit me letërnjoftime të të tjerëve marrin kredi të shpejta dhe pronarët e vërtetë nuk janë në dijeni deri sa të marrin njoftimin se nuk e kanë paguar këstin. .
Shumë nga qytetarët thonë se nuk do të merrnin një kredi të shpejtë që miratohet më lehtë, por me kamata më të larta, ndërsa 10.2% thonë se do të merrnin këtë lloj kredie, sipas anketimit të IPIS.