Marzhi tregtar për dru zjarri dhe pelet në Maqedoninë e Veriut është ngrirë në 10%

Tregtarët e drurëve dhe piletëve nuk do të mund të fitojnë më tepër se 10 për qind. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin për përcaktimin e marzhit më të lartë tregtar si kusht i veçantë në tregtinë për drutë e dushkut, dru për ngrohje ahu dhe pelet dru për ngrohje.

Arsyeja e kufizimit të marzhit tregtar bazohet në rregullimin e diferencave të çmimeve që tani janë të pranishme në tregtinë me pakicë, pra në shitjen e druve për ngrohje dhe peletit të druve për ngrohje.

“Sipas vendimit, marzhi më i lartë tregtar për këto produkte për të gjithë tregtarët është përcaktuar maksimalisht 10%. Shuma e marzhit tregtar deri në 10% për mallrat e specifikuara do të jetë e vlefshme për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë që marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me pakicë dhe transporti për dërgimin e mallrave tek konsumatorët e fundit nuk llogaritet në shumën e marzhit tregtar”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.